Tuesday 18 January 2011

Mc Kresha kundër reperëve

Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara gjatë këtyre muajve, e kanë bërë rep-këngëtarin “Mc Kresha” më të kërkuarin në ditët e fundit.

Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona.

“Mc Kresha” emri i të cilit është Kreshnik Fazliu thotë se është i kënaqur me suksesin e dy këngëve. “Lej Flleshat” është një këngë që është popullarizua ma shumë sepse ka dal më herët në internet, por edhe kjo tjetra është duke ecur shumë mirë. Kënga “Lej Flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës ndërsa “Lyrical WarFare” në studion e Genc Prelvukajt”, thotë ai duke treguar më pas se si ka lindur bashkëpunimi me “Dr Mic”.

“Me ‘Dr Mic’ jemi shokë që moti, ndërsa që prej një viti e kemi pasur në mendje që ta realizojmë një këngë të përbashkët. Tash erdhi momenti dhe mendoj se është kohë e qëlluar”, thotë ai. Suksesi i dy këngëve të fundit e ka shtyrë “Kreshën” të punoj edhe më shumë për të sjell këngë dhe videoklipe të reja.

“Suksesi i këtyre këngëve është një inspirim për mua që të punoj edhe më shumë për këngë të reja. Jam duke punuar albumin tim të parë i cili brenda një muaji do të dal në shitje, kurse do t’i këtë

afro 15 këngë”, theksoi ai duke thënë se në album do të këtë edhe bashkëpunime me këngëtar të tjerë por që nuk ka dëshirë të tregoj emra para se albumi të del në shitje..

Reperat tanë nuk e shfaqin jetën reale të tyre

Kënga “Lej Flleshat” ka bërë shumë simpatizues për vete për shkak edhe të tematikes që ka teksti i këngës. “Mc Kresha” më këtë këngë kritikon këngëtarët kosovarë, e veçanërisht kolegët e tij repera sepse sipas tij në këngët e tyre nuk e shfaqin jetën reale që e bëjnë ata, por paraqiten sikur të ishin duke jetuar në Hollivud.

“Me këngën “Lej Flleshat” kam dashtë me ju tregu të gjithë këngëtarëve se na nuk jemi në Hollivud. Rap-i është një rrymë që flet për jetën aktuale të atij vendi, e jo si reperat tanë të cilët mundohen të tregojnë se kanë pare, se të gjithë janë ‘50 Cent’, e në fakt nuk e kanë në xhep asnjë cent. Paraqiten me vetura të bukura e me femra të llojllojshme. Kjo nuk është jeta reale e tyre. Kosova i ka ndoshta 3 mijë këngëtarë, e prej tyre nuk i gjënë as 50 që kanë kushte pak të mira dhe që jetojnë në kushte evropiane. Për këtë kam dashtë më ju thënë lëni Flleshat (mashtrimet)”, ka thënë ai.

“Mc Kresha” njihet për bashkëpunimet e tij më “Dj Blunt” ft “Real 1” në këngën “Klasic”, pastaj me Bleron & “Snoopa” në këngën “Higher” e të tjera./zeri/

Monday 17 January 2011

Mc Kresha promovon albumin e tij të par të titulluar “Patikat e Mija”

Reperi nga Mitrovica Mc Kresha me datën 4 Gusht ka bërë edhe publikimin e albumit të tij të parë si solo reper.

Albumi titullohet “Patikat e Mija” dhe nga adhuruesit cilësohet si një album mjaft i pasur, me shum hite dhe një album që ja vlen që të keni në vitrinën tuaj.

Albumi “Patikat e Mija” përbëhet nga 15 këngë prej të cilave 5 janë bashkpunime me artistet si: Lyrical Son, Dr.Mic, Caspo, Lav`da, Lumi B (Kaos), Singullar Kodoshi (New Porn).

Si duket Mc Kresha ka marrë vetën pas problemeve që kishte me këngëtarin Blero, duke bërë që miqësia e tyre e kahershme të shuhet. Me të vërtet lirisht mund të thuhet se ky vit ishte viti i reperit nga Mitrovica, Mc Kresha ngase ai ka qenë shum aktual me hite duke bërë që ai të jetë njëri nga artistët më të kërkuar për të perfomuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, andemban Kosovës.

Në këtë album Mc Kresha nuk ka përfshirë disa nga hitet e tij këtë verë si: Dafina Rexhepi Ft. Mc Kresha – Delicius, Leonora Poloska Ft. Mc Kresha – Kush o Mama, Mc Kresha ft Lyrical Son – Souljah .

Saturday 15 January 2011

Sunday 9 January 2011

MC Kresha Photo 1

Mc Kresha Photo Foto
Photo. Mc Kresha nga spoti me Dafina Rexhepin
(source: public domain)

Thursday 6 January 2011

Aurela, së shpejti në duet me reperin Mc Kresha

"Kam tetë vjet që jam larguar, por tre vjetët e fundit e ndaj kohën duke u munduar të jem afër publikut tim në Shqipëri e Europë, me shqiptarët që jetojnë kudo në Europë dhe me publikun në USA, me të cilin kam krijuar një lidhje të ngushtë”, tregon këngëtarja duke rrëfyer emocionet që ndjen, ndërsa performon gjithandej nga jetojnë shqiptarët. Edhe pse disa herë ka theksuar nëpër intervista se ka ardhur koha që Aurela të zbulojë anën e pazbuluar të saj, ajo akoma mban të fshehur shumë gjëra nga fansat. “Jeni duke e parë, në çdo dalje në publik. Përsa i përket jetës sime private, atëherë duhet të prisni deri sa të shkoj 70 vjet, e të lexoni ndonjë libër me gjithë sekretet e mia (qesh)”, shton më tej ajo. Sa i përket konkurimit në festivale, një herë e një një kohë të gjitha çmimet kryesore shkonin në duar të saj, ndërsa këtë vit ka vendosur mos të paraqitet askund. Kurse për planet e reja në muzikë pas megahitit “Origjinale”, Aurela këtë radhë do të paraqitet në një tjetër duet me Mc Kreshën, një nga reperët më të njohur për momentin në Kosovë. “Në fakt, nuk flas asnjëherë me detaje derisa projekti të jetë gati, le të presim”, thotë Aurela Gaçe.

Wednesday 5 January 2011

Monday 3 January 2011

MC Kresha & Dafina Rexhepi Photo

Dafina RExhepi MC Kresha Photo
Photo. MC Kresha & Dafina Rexhepi
(source: public domain)