Thursday 6 January 2011

Aurela, së shpejti në duet me reperin Mc Kresha

"Kam tetë vjet që jam larguar, por tre vjetët e fundit e ndaj kohën duke u munduar të jem afër publikut tim në Shqipëri e Europë, me shqiptarët që jetojnë kudo në Europë dhe me publikun në USA, me të cilin kam krijuar një lidhje të ngushtë”, tregon këngëtarja duke rrëfyer emocionet që ndjen, ndërsa performon gjithandej nga jetojnë shqiptarët. Edhe pse disa herë ka theksuar nëpër intervista se ka ardhur koha që Aurela të zbulojë anën e pazbuluar të saj, ajo akoma mban të fshehur shumë gjëra nga fansat. “Jeni duke e parë, në çdo dalje në publik. Përsa i përket jetës sime private, atëherë duhet të prisni deri sa të shkoj 70 vjet, e të lexoni ndonjë libër me gjithë sekretet e mia (qesh)”, shton më tej ajo. Sa i përket konkurimit në festivale, një herë e një një kohë të gjitha çmimet kryesore shkonin në duar të saj, ndërsa këtë vit ka vendosur mos të paraqitet askund. Kurse për planet e reja në muzikë pas megahitit “Origjinale”, Aurela këtë radhë do të paraqitet në një tjetër duet me Mc Kreshën, një nga reperët më të njohur për momentin në Kosovë. “Në fakt, nuk flas asnjëherë me detaje derisa projekti të jetë gati, le të presim”, thotë Aurela Gaçe.