Monday 17 January 2011

Mc Kresha promovon albumin e tij të par të titulluar “Patikat e Mija”

Reperi nga Mitrovica Mc Kresha me datën 4 Gusht ka bërë edhe publikimin e albumit të tij të parë si solo reper.

Albumi titullohet “Patikat e Mija” dhe nga adhuruesit cilësohet si një album mjaft i pasur, me shum hite dhe një album që ja vlen që të keni në vitrinën tuaj.

Albumi “Patikat e Mija” përbëhet nga 15 këngë prej të cilave 5 janë bashkpunime me artistet si: Lyrical Son, Dr.Mic, Caspo, Lav`da, Lumi B (Kaos), Singullar Kodoshi (New Porn).

Si duket Mc Kresha ka marrë vetën pas problemeve që kishte me këngëtarin Blero, duke bërë që miqësia e tyre e kahershme të shuhet. Me të vërtet lirisht mund të thuhet se ky vit ishte viti i reperit nga Mitrovica, Mc Kresha ngase ai ka qenë shum aktual me hite duke bërë që ai të jetë njëri nga artistët më të kërkuar për të perfomuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, andemban Kosovës.

Në këtë album Mc Kresha nuk ka përfshirë disa nga hitet e tij këtë verë si: Dafina Rexhepi Ft. Mc Kresha – Delicius, Leonora Poloska Ft. Mc Kresha – Kush o Mama, Mc Kresha ft Lyrical Son – Souljah .

No comments:

Post a Comment